Askush nuk duhet të ofendohet, po sipas një studimi të realizuar në Angli, burrat gënjejnë tre herë më shumë se sa gratë, dhe gënjejnë sidomos gratë. Pse?
Për këtë ka mendime të ndryshme: për t’i bërë përshtypje seksit të kundërt, për të mos lënduar ndjenjat e një gruaje në një moment të caktuar, nga frika, nga pasiguria, nga mosbesnikëria… edhe për të pasur marrëdhënie seksuale.
Cilat janë gënjeshtrat tipike të burrave:
-Unë nuk jam i martuar, apo në dashuri.
Shumë gra kanë zbuluar pas një farë kohe se po dilnin me partnerin e tyre, që ishte i martuar apo i fejuar që çke me të
-Je e para me të cilën e bëj këtë gjë.
E bëjnë për të bërë përshtypje, ose pse nuk e mbajnë mend. Dhe gjëja e keqe është se ju e dini, ngaqë jua ka rrëfyer një natë kur kishte pirë shumë.
– Kisha një problem me makinën dhe nuk dija si të të paralajmëroja.
Ndonjëherë duket se është justifikimi më i kollajtë, për të mos dhënë sqarime.
-Kurrë nuk do të të bëja të vuaje.
Thonë se nga e thëna në të bërë, është në mes një det i tërë… dhe ne jemi të gjithë njerëzorë, madje edhe nëse dikush ju premton se nuk do t’ju bëjë të vuani, ndoshta do ta bëjë!
-Po, e kam parë, por asgjë nuk ka ndodhur
Nuk është ekzaktësisht ajo që ju ka thënë dikush që i ka parë në bar…
-E shoh vetëm si shoqe.
Ndoshta e thonë për të mos ju lënduar, por nuk është e vërtetë, përkundrazi! Janë të tërhequr.
-Është vetëm një kolege pune.
Sa marrëdhënie kanë marrë fund për fajin e një kolegeje në punë!
-Do të të telefonoj nesër
Dhe nuk ju ka marrë më. Nëse pastaj e ndeshni në rrugë, do të gjejë justifikimin: “më humbi numri yt”. Është një mënyrë e edukuar për t’ju thënë që nuk i interesoni. Kur një burri i pëlqen një grua, do të bëjë të pamundurën për ta takuar, dhe nëse ka humbur numrin, do të dijë se si ta gjejë.
Sipas një studimi mbi tradhtitë, gratë dinë të gënjejnë më mirë se burrat, dhe kjo sipas psikologut Manuel Alarcón Molina, i detyrohet faktit që gratë dinë të kontrollojnë më mirë emocionet që lidhen me ndjenjat e fajit dhe pendesën, kur kanë një sekret vërtetë të rëndësishëm nuk ia rrëfejnë askujt, as edhe mikeshës së tyre më të mirë.