LifeStyle

Burrat që i duan partneret e tyre i bëjnë këto tre gjëra çdo ditë, pohon ekspertja

Ka një bukuri delikate në zakonet e përditshme të meshkujve që ndajnë një lidhje të thellë emocionale me partneret e tyre.

Nuk ka të bëjë me gjeste madhështore apo dhurata të shtrenjta, përkundrazi, janë veprimet e vogla të përditshme ato që kanë rëndësi.

Të kesh një lidhje të thellë me partnerin nuk ka të bëjë me lojërat e mendjes ose të jesh tepër posesiv. Në vend të kësaj, ka të bëjë me dhënien e lirisë për të qenë ata që janë duke u ofruar mbështetje dhe mirëkuptim të palëkundur, thotë këshilltarja për familjen dhe martesën Tina Fey.

Ajo zbuloi tre zakone të përditshme të meshkujve që janë të lidhur fort emocionalisht me partneret e tyre.

Shprehin mirënjohje

Mirënjohja është përbërësi sekret i recetës për një marrëdhënie të shëndetshme, zbulon Fey.

“Burrat me një lidhje të thellë emocionale me partneret e tyre priren të shprehin mirënjohjen e tyre për gjërat e vogla që partneret e tyre bëjnë çdo ditë. Pavarësisht nëse është një vakt i gatuar në shtëpi apo thjesht mbështetja e tyre e vazhdueshme, ata kurrë nuk humbasin mundësinë për të thënë “faleminderit”, tha ajo për Hack Spirit.

Ajo shton se mirënjohja është kaq e thjeshtë dhe çelësi për një marrëdhënie të suksesshme.

Ata gjejnë kohë për partnerët e tyre

“Për meshkujt që janë të lidhur fort me partneret e tyre, është e rëndësishme të kalojnë kohë cilësore me to. Pavarësisht se sa të zënë janë, ata gjithmonë gjejnë kohë për të qenë me partneret e tyre”, shpjegon këshilltarja.

Shprehin ndjenjat e tyre

“Është e vërtetë që lidhja emocionale nuk i heq hamendjet”, thotë Fey. Meshkujt që i duan partneret nuk i fshehin ndjenjat e tyre. Ata i shprehin hapur dhe sinqerisht. Pavarësisht nëse ndihen të lumtur, të trishtuar, të frustruar apo të emocionuar, ata nuk ngurrojnë t’i ndajnë ato emocione me partnerët e tyre.

Ata e kuptojnë se shprehja e ndjenjave nuk është një shenjë dobësie, por një provë e vërtetësisë së tyre. Fshehja e emocioneve mund të çojë në keqkuptime dhe pakënaqësi. Nga ana tjetër, shprehja e ndjenjave mund t’ju sjellë më afër partnerit dhe të forcojë lidhjen tuaj emocionale”, përfundoi ajo.