LifeStyle

Burrat që i puthin gratë e tyre çdo mëngjes jetojnë më gjatë! Ja si e shpjegojnë ekspertët

Një puthje në mëngjes nuk është thjesht një gjest romantik. Sipas një studimi të njohur gjerman, meshkujt që puthin partneren çdo mëngjes para se të nisen për në punë mund të jetojnë deri në 5 vite më gjatë sesa ata që nuk e bëjnë këtë!

Ky zakon i përditshëm, që mund të duket i vogël apo i parëndësishëm, në fakt ndikon drejtpërdrejt në shëndetin mendor dhe fizik të partnerëve. Studimi gjithashtu tregoi se burrat që e fillojnë ditën me një puthje:

Raportojnë më pak stres gjatë ditës,

Janë më të motivuar dhe me humor më të mirë,

Kanë më pak gjasa të përjetojnë aksidente,

Humbasin më pak ditë pune për shkak të sëmundjeve,

Dhe madje fitojnë më shumë para!

Pse ndodh kjo?

Një puthje e mëngjesit stimulon lirimin e oksitocinës – hormoni i dashurisë dhe sigurisë – që ndihmon në uljen e stresit dhe rrit ndjenjën e lidhjes dhe përkatësisë. Kjo ndihmon çiftin të fillojë ditën me energji pozitive dhe ndikon në vendimmarrje më të mira, më pak konflikt dhe më shumë stabilitet emocional.

Ekspertët theksojnë: dashuria dhe kujdesi i përditshëm ndërtojnë jo vetëm marrëdhënie më të forta, por edhe jetë më të gjatë dhe më të shëndetshme.

Pra, herën tjetër kur partneri yt del me nxitim nga shtëpia… kujtoji këtë: Një puthje në mëngjes s’të kushton asgjë, por mund të vlejë një jetë të tërë!

Të Ngjashme