Një sondazh midis 1000 burrave të cilët 500 ishin tullac dhe 500 me flokë, zbuloi se burrat tullac kanë më shumë gjasa që të rritin besimin e grave ndaj tyre.
Shumica e burrave tullac të anketuar morën më shumë vlerësime admirimi në një kohë pasi kishin humbur kaçurrelat e tyre. Ishin shumë pak nga ata burra me flokë që thanë se gratë i kishin vlerësuar flokët e tyre.
Tony Moore, 39 vjeç i humbën flokët në fillim të të 30-ave.
“Shkova te berberi dhe i kërkova që të hiqte të gjitha. Gratë duket se e shohin kokën time të papërmbajtshme dhe gjithmonë kërkojnë ta prekin atë.” tha ai.
Jessica Leoni e cila organizoi sondazhin tha se nuk janë flokët ato që tërheqin gratë, por është vetëbesimi i individit.
“Vetëbesimi është çelësi dhe burrat tullac që përqafojnë pamjen e tyre shpesh nxjerrin një besim që gratë e konsiderojnë të parezistueshme.” tha ajo.
