Nëse je edhe ti ndonjë nga ata që mbyllen në shtëpi për të parë ndonjë film romantik dhe nuk pushon së qari, ku lidhja në film përfundon, mos mendo se je i vetmi.
Edhe burrat qajnë dhe mbi të gjitha, kanë nevojë për më tepër kohë për ta kaluar një ndarje.
Sipas një studimi antropologjik të bërë në Universitetin e Binghamtonit, femrat vuajnë më shumë pas një ndarjeje, por e marrin veten më shpejt se sa meshkujt.
Ndërsa meshkujt, edhe pse e vazhdojnë jetën sikur asgjë të mos ketë ndodhur, e vrasin më shumë mendjen pas ndarjes dhe duan më shumë kohë ta marrin veten. Për ta është më e vështirë të rinisin një marrëdhënie tjetër.
