Lajme

“Burri i Delina Ibrahimajt duhet të ishte kryelajm sot”, Spahiu: Prisja shkarkimin e ministres

Kreshnik Spahiu © Credits euronews_albania/

Sherri me thikë i bashkëshortit të ministres së Sipërmarrjes Delina Ibrahimaj, i cili u publikua ekskluzivisht nga Newsbomb ditën e djeshme, ka vijuar të qëndrojë “në heshtje”.

Lidhur me këtë fakt ditën e sotme ka reaguar edhe Kreshnik Spahiu i cili në një prononcim për “Euronews” ka thënë se përgjatë kësaj të shtune ka pritur që plagosja me thikë e drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Trajtimit të Kredive nga bashkëshorti i ministres, Andri Ibrahimaj, të ishte “kryelajmi” i të gjitha mediave.

TS Poll - Loading poll ...

Sipas Spahiut me këtë skandal qeveria ditën e sotme duhet të ishte rrëzuar dhe se ministrja Ibrahimaj duhet të ishte shkarkuar.

“Sot po jetojmë një zinxhir skandalesh korruptive që edhe socialistët nuk i shmangen dot dhe nuk mbrojnë dot qeverisjen e tyre. Unë kam pritur që sot në mëngjes të gjitha mediat të fokusoheshin te shkarkimi i ministres Ibrahimi, bashkëshorti i të cilës kishte plagosur një vartësin e ministres vetëm për të dhënë dorëheqjen. Dje doli u justifikua se nuk u shkarkua e tjetër e tjetër. Sot duhet të ishte prime i të gjithë lajmeve dhe skandali se si merr guximin që brenda një familje goditet me thikë vartësi. Ky është nepotizëm klasik i dhunshëm dhe tipik shqiptar”, tha Spahiu.