Këngëtarja Genta Ismajli dhe bashkëshorti i saj, Usta, janë të martuar prej vitesh dhe janë prindër të dy fëmijëve.
Çifti ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes së mediave rozë, sidomos për shkak të spekulimeve të herëpashershme rreth marrëdhënies së tyre.
Së fundmi, në faqen e tyre të përbashkët në Instagram është publikuar një fotografi ku shfaqen së bashku. Postimi është shoqëruar me mbishkrimin “Se m’dogji malli për ty”, shkruan “Kosovarja”.
Megjithatë, nuk është bërë e ditur nëse çifti aktualisht po qëndron larg njëri-tjetrit apo nëse bëhet fjalë vetëm për një dedikim simbolik në rrjetet sociale.

