Një person është raportuar i zhdukur në Prizren.
Sipas policisë, më 4 prill rreth orës 12:00, një ankues mashkull kosovar ka njoftuar se bashkëshortja e tij është larguar nga vendi i saj i punës dhe që nga ajo kohë nuk dihet për vendndodhjen e saj.
Autoritetet përkatëse janë vënë në lëvizje për zbardhjen e rastit, ndërsa hetimet janë duke vazhduar
