40 vjeçari Daisuke Hori, nga Japonia thotë se jeton duke fjetur vetëm 30 deri 40 minuta në ditë, dhe se këtë e bën “duke stërvitur trupin dhe mendjen për të mos u ndjerë i lodhur”.
Hori, i cili jeton në prefekturën e Hyogo në perëndim të Japonisë thotë se stili tij i jetesës e bën të ndjehet aktiv, shkruan rrjeti South China Morning Post.
Kjo sipas tij e ka bërë t’i dyfishojë jetëgjatësinë, duke i lejuar më shumë kohë për të bërë punët e tij.
Në 2016, ai ka themeluar shoqatën e Gjumë-shkurtërve të Japonisë, madje prezanton jetën e tij në një kanal në YouTube të quajtur “Nature Sleep”.
Njerëzit që kanë nevojë për fokus të vazhdueshëm në punën e tyre besohet se përfitojnë më shumë se gjumi i cilësisë së mirë sesa orët e gjata të gjumit, pa llogaritur ata që kanë probleme me gjumin.
Kjo ndodh për shembull me doktorët e zjarrfikësit që flenë në periudha më të shkurtra por me më shumë efikasitet, thotë Daisuke sipas rrjetit Daily Star.
Një stacion televiziv vendas ka ndjekur rutinat e Hori për tre ditë duke treguar sesi ne ditën e parë ai fjeti vetëm 26 minuta dhe u zgjua në mënyrë natyrale, i mbushur me energji, para se të shkonte në punë e më pas në palestër.
Mediat thonë se Daisuke i ka mësuar teknikat e tij të gjumit e të shlodhjes qindra studentëve, edhe pse ekspertët nuk janë dakord me filozofinë e tij.
Shkenca zyrtare thotë se gjumi është një nevojë thelbësore njerëzore dhe mangësitë e tij mund të shkaktojnë probleme fizike e mendore.
Neurologu Guo Fei, i spitalit të Huazhong tha: “Për të rriturit rekomandohet shtatë deri në tetë orë gjumë në ditë, pasi gjumi është periudha kur trupi dhe truri rekuperohen e riparohen, ndërsa mangësitë e tij shkaktojnë probleme imunitare dhe kardiovaskulare”.