LifeStyle

Burri zhv*shet në tren, pasagjerët e g*dasin në Londër

Një incident i dhunshëm ndodhi në metronë e Londrës të enjten pasdite, kur një burrë doli lakuriq dhe u sulmua nga pasagjerët pasi refuzoi të zbriste nga treni. Incidenti ndodhi midis stacioneve Upton Park dhe East Ham, kur burri filloi të bërtiste pak pasi ishte nisur. Siç shihet edhe në pamje burri ul pantallonat dhe ve rrypin në qafë.

Një pasagjer i tha tha: “Duhet të zbresësh nga treni.”

Por burri filloi të bërtiste vazhdimisht: “Zbrit nga treni!”

Pasagjeri u përgjigj: “Çfarë do të thuash me ‘zbrit nga treni’? Duhet të zbresësh nga treni. Tani. Ka fëmijë këtu.”

Pak më vonë, pasagjerët e metrosë filluan ta godisnin me shqelma dhe grushte burrin lakuriq derisa e shtrinë në dyshemenë e vagonit. Burri u dërgua më pas në stacionin e metrosë East Ham, ndërsa pasagjerët informuan stafin për incidentin.

Një oficer policie jashtë detyrës ishte në tren dhe e arrestoi atë, dhe burri u dërgua më vonë në spital. Pasagjerët e trenit që sulmuan burrin e zhveshur rrezikojnë të arrestohen nga autoritetet. Autoritetet po hetojnë nëse pasagjerët në fjalë kanë kryer ndonjë vepër penale gjatë përplasjes, kur burri refuzoi të ngrinte pantallonat.

Të Ngjashme