ShowBizzz

Butrinti dhe Don Xhon prishin raportet? Çfarë ndodhi mes dy “vëllezërve”?

Këngëtari Butrint Imeri e priti ditëlindjen e tij në një festë private luksoze në Shqipëri krah shumë fytyrave publike me ndërrimin e akrepave të orës me të hyrë në 3 korrik.

Aty ishin edhe emra të cilët nuk i kemi parë shpesh me Butrintin por mungoi ‘vëllai i tij’, Don Xhoni.

Reperi nuk u pa askund dhe për më tepër as nuk e uroi Butrintin në rrjete sociale.

Ndjekësit kanë ngritur pikëpyetjet e tyre për arsyet përse mungoi Don Xhoni në festë, ndërsa dyshimet janë shtuar me një video pasditen e djeshme, ku reperi u shaf në oborrin e shtëpisë, duke na lënë të mendojmë se nuk ka patur angazhime.