Lajme

“Butrinti” përfundon me sukses misionin e NATO-s dhe niset për në Atdhe

Anija e Forcës Detare shqiptare “Butrinti”, ka përfunduar me sukses operacionin ndërkombëtar “Sea Guardian” në Detin Egje dhe është nisur për t’u kthyer në Atdhe. Ekuipazhi pritet të mbërrijë në bazën e Pashalimanit mëngjesin e 31 Dhjetorit 2023.

Ish-komandanti i Forcave Detare, Artur Meçollari thotë se misioni ka përfunduar me sukses më datë 29 Dhjetor ora 00.02 dhe anija është nisur për në Shqipëri.

Anija “Butrinti” P-134 angazhohet në Detin Egje në kuadër të Operacionit të NATO-s “Sea Guardian” dhe me kthimin në Atdhe, pritet të zëvendësohet në javën e dytë të muajit janar 2024. Aktualisht, pas 30 orë lundrim “Butrinti” gjendet në Mesdheun Qendror në perëndim të Kallamatës (Gadishilli i Peloponezit).

Itinenerari qe eshte duke ndjekur "Butrinti" per kthimin ne Shqiperi
Itinenerari qe eshte duke ndjekur “Butrinti” per kthimin ne Shqiperi

Anija dhe ekuipazhi i saj, sipas grafikëve që publikon Kapiten Meçollari, ka shmangur lundrimin nëpër Kanalin e Korfuzit dhe është duke lëvizur me një shteptësi 12 nyje. Detyrat kryesore gjatë operacionit ishin patrullimi në zonën e përgjegjësisë dhe ndërhyrja në rastet kur rrezikohen jetët njerëzore.

Pjesëmarrja e Forcës Detare Shqiptare në operacionin “Sea Guardian” si pjesë përbërëse e Grupit të Dytë Detar të NATO, ka filluar në nëntor të vitit 2016 me anijen Oriku, për t’u pasuar nga Butrinti dhe Lissus. Kur një anije dhe kontigjenti i ushtarakëve në përbërje të saj rikthehen në atdhe, në mision dërgohet një anije tjetër.

Itinenerari qe eshte duke ndjekur "Butrinti" per kthimin ne Shqiperi
Itinenerari qe eshte duke ndjekur “Butrinti” per kthimin ne Shqiperi

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo