Profesori dhe analisti politik, Enver Bytyqi nga Shqipëria ka thënë se kriza institucionale me të cilën Kosova po ballafaqohet që nga viti 2025, më shumë e ka dëmtuar imazhin shtetëror, se që ka lënë pasoja në zhvillimin ekonomik apo aspekte tjera.
Bytyqi ka përmendur disa fusha në të cilin sipas tij, pavarësisht krizës institucionale nuk ka pasur ngecje.
Forcimin në fushën e sigurisë, mbrojtjes, veprimet në shtrirje të sovranitetit e në fushën sociale, janë fushat sipas tij që nuk ka pasur ngecje.
“Janë disa pjesë të zhvillimeve në Kosovë të cilat nuk kanë pësuar ngërçe dhe dëme të mëdha për Kosovën. Ka vazhduar projekti i forcimit të Ushtrisë dhe Policisë së Kosovës, rritjes së buxhetit ushtarak dhe furnizimi i ushtrisë më mjete më moderne. Kanë vazhduar të zaptohen politikat implementuese për të shtrirë sovranitetin në gjithë territorin e vendit. Ka pasur një trend zhvillimi në fushën e sigurisë, mbrojtjes edhe në fushën sociale ka disa përmirësime. Prandaj them se në çështjen e imazhit dëmi është shumë i madh”, ka thënë ai në “Këndin e Debatit” në Tëvë1.
Sa i përket opsionit mes formimit të institucioneve dhe shkuarjes në zgjedhje, ai ka thënë se gjasat janë 50/50.
Bytyqi ka thënë se në mesin e partive opozitare, PDK e LDK ka grupacione që po pengojnë formimin e institucioneve duke dal kundër një koalicioni me LVV-në.
“E shoh 50/50%, sepse ka deputet që janë të gatshëm t’i japin Kosovës institucionet që meriton. Por, paritë opozitare janë në grindje të brendshme. Ka grupime të ndryshme që nuk pajtohen me një koalicion dhe për pasojë bëhen pengesë për formimin e institucioneve të Kosovës”, ka thënë ai.
