Lajme

Bytyqi: Osmani do ta dëmtojë Kurtin në zgjedhje, edhe opozita do të ketë përformancë më të mirë

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyqi ka thënë se nëse vendi shkon në zgjedhje, Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje do pësojnë rënie.

Ajo ka vlerësuar se Vjosa Osmani do ta dëmtojë Kurtin dhe se partitë opozitare do të ketë përformancë më të mirë.

“Nëse shkojmë në zgjedhje, Kurti ka me rënë shumë sepse e kanë parë edhe qytetarët që çështja e presidentit duhet të zgjidhet. Të gjithë e kanë menduar që znj.Osmani ka me qenë presidente dhe gjithë përkrahsit e saj e kanë votuar LVV-në, tash ata janë ndarë. Vjosa e ka një mbështetje kogja shumë dhe ka me dëmtuar Kurtin edhe opozita ka me u rrit edhe AAK-ja do të dalë më mirë”, ka thënë Bytyqi në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Gjykata Kushtetuese në aktgjykimin e saj ka dhënë afat 34 ditë për zgjedhjen e presidentit, në të kundërtën vendi shkon në zgjedhje.

 

Të Ngjashme