Lajme

Bytyqi: Programi i “Listës për Familjen” gjithëpërfshirës, do ta kalojmë pragun

Asdren Bytyqi nga koalicioni “Lista për Familjen”, ka thënë se ata do ta kalojnë pragun zgjedhur në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në vitin 2025.

Bytyqi ka folur edhe për programin e këtij koalicioni, për të cilin ka thënë se do të jetë gjithëpërfshirës.

“Qasja jonë synon rritjen e prodhimit vendor duke krijuar politika që stimulojnë shtimin e prodhimtarisë vendore, investimet e huaja. Gjatë këtij muaji do ta shpalosim do të jenë program gjithëpërfshirës. Kemi ekspert e profesionistë të gjitha fushave”, ka thënë Bytyqi në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1