LifeStyle

Ca gjëra që duhet t’i keni parasysh në date-in tuaj të radhës!

Nuk e dimë si ka shkuar jeta juaj e dating gjatë dimrit, por pranvera erdhi dhe bashkë me të- dëshira për të njohur njerëz të rinj! Me ju që jeni ende single e kemi: Jeni gati për t’ju rikthyer takimeve të para?

Nëse ende jo, ju ndihmojmë ne. Ç’duhet të keni parasysh para se të nisni sërish lojën e date-ve?

1. Qartësohuni mirë për statusin e tyre dhe marrëdhënien me ish-at

Në një botë ideale kjo s’ka pse të jetë një temë diskutimi për aq kohë sa dikush ka marrë guximin të krijojë diçka të re me ju, por eksperiencat kanë treguar se gjithçka mund të ndodhë.

Ju s’do të donit të përfshiheshit me dikë që mendon/takon apo dashuron akoma ish-in, prandaj tregohuni vigjilent. Kini parasysh që nëse personi përballë jush nis dhe i përshkruan ish-at si “psikopatë”, “toksikë”, në 90% të rasteve nuk ka qenë ish partneri problemi në lidhje.

Nëse personi që keni përballë shprehet duke thënë se: “Ai/ajo ishte njeri i mirë, por jo për mua”, vlerësojeni pasi tregon pjekuri dhe meriton një shans të dytë.

2. Planet e tyre për të ardhmen

Nuk po themi të mendoni për emrat e bebushave, por ca gjëra është mirë të bëhen të qarta që prej fillimit.

Me sigurinë e gjithë botës, teksa e shihni në sy në momentin kur pini kafen tuaj dhe po përdorni  IQOS-in tuaj të preferuar, nëse jeni përdorues, pyeteni pa frikë se ç’plane ka për të ardhmen. Do të jetojë jashtë? Nuk do të martohet kurrë? Kërkon diçka kalimtare? Nëse qëllimet tuaja të jetës nuk lidhen në asnjë pikë, askush s’ka kohë për të humbur prandaj bëjani këtë nder vetes.

3. Mësoni më shumë për rutinën e tyre

Nëse po shpreson të krijosh një lidhje të vërtetë, duhet të jesh e përgatitur për t’ju përshatur rutinës. Personi me të cilin ti ke dalë mund të jetë shumë i zënë me punë dhe nëse përputhshmëria mes jush është e lartë, kompromisi është ky: Jo dhe aq kohë të lirë me të dashurin/partnerin!

4. Niveli i tyre i aktivitetit fizik

Mund të tingëllojë qesharake, por në afatgjatë është shumë me rëndësi si aspekt. Nëse ti, një njeri që je gjithmonë akiv dhe zgjedh alternativa më të mira si IQOS në vend të cigares, dhe lëviz sa herë të jepet mundësia, ke përballë dikë që kalon gjithë kohën e lirë para TV apo në gjumë, mund të lindin probleme të mëdha në vazhdimësi.

Stili i juaj i jetës është i ndryshëm dhe kjo kërkon kompromis nga njëra prej palëve, në të kundërt debatet janë të pashmangshme.

5. Marrëdhënien e tyre me familjen

Gjatë një darke të parë, ti mund të kuptosh shumë gjëra për njeriun që ke përballë. Eshtë shumë e rëndësishme të nuhasni diçka nga marrëdhënia që ata kanë me familjen nëse po kërkoni për diçka serioze. Gjithë traumat, pasiguritë, vetëbesimi apo defektet vijnë nga fëmijëria, prandaj kujdes detajet e vogla. Mikro- sjelljet tregojnë shumë!