ShowBizzz

Çadra dhe krevat? Elvana Gjata zbulon detaje nga koncerti i 22 Qershorit

Elvana Gjata ishte mbrëmjen e sotme e ftuar në emisionin “Më lër të flas” ku zbuloi detaje nga koncerti recital që do të mbajë me datë 22 Qershor. Elvana tregoi se  ka krijuar një buqetë shumë të bukur me disa nga këngët e saj për të gjithë fansat që do t’i bashkohen të enjten e ardhshme.

Romeo: Elvana, në mos gaboj, janë mbi 70 këngë… do t’i këndosh të gjitha aty apo jo? I bie të marrin njerëzit bukë me vete.

Elvana: Po do t’i këndojmë të 70-ta. Bashkë me biletën ofrohet edhe një krevat me një jorgan, do flemë të gjithë aty.

Donaldi: Aaa, sa lezetshëm…

Romeo: A e ke mëngjesin me concert, a është mëngjesi i përfshirë aty?

Elvana: Koncerti fillon në darkë, mbaron në mëngjes në mënyrë që…

Donaldi: A do kemi bide aty?

Elvana: …. një vetëm për ty.

Donaldi: Një vetëm për mua sepse unë jam si Andrometa VIP-i.

Elvana: Meqënse ma kanë bërë shumë herë këtë pyetjen, sepse i shikoj edhe aty disa tipa që më kanë pyetur 100 herë se çfarë do të këndosh. Do ta këndosh këtë këngën, po atë këngën? Do doja t’i këndoja të gjitha këngët, por kam krijuar një buqetë shumë të bukur me disa prej tyre.

Donadi: Po sa këngë mund të jenë, apo nuk e marrim dot si informacion ne?

Elvana: Tani do t’i themi por avash- avash. E zbulojmë në emisionin tjetër.

Romeo: Po, në emisionin tjetër. Elvana ka për të ndalë këtu 3 javë rresht.

Donaldi: Kjo kënga “SI NA”, a ka njerëz që e shijojnë?

Elvana: Po dhe jam shumë e lumtur në fakt që është bërë pjesë e çdo dasme, një pjesë shumë e rëndësishme e ditës më të lumtur të çdo çifti.

Çadra dhe krevat? Elvana Gjata zbulon detaje nga koncerti i 22 Qershorit