Kuzhinë

“Çaji është ilaçi i njerëzve të mençur” receta e çajit kundër gripi

Nëse e thua me zë apo shkruan një status në rrjetet sociale për ardhjen e pranverës dhe nuk ke gjetur ende një gllënjkë çaj apo një pije tjetër të ngrohtë, po të them që nuk e ke lejuar ende pranvere të vijë tek ti.

Më pëlqen shumë të përgatis çajra për vete dhe për familjen, me fruta të stinës, si dhe me bimë e erëza që kultivohen në vendin tonë. Këto kombinime janë të thjeshta dhe lehtësisht të realizueshme nga çdokush.

Një shprehje aziatike që thotë: “Çaji është ilaçi i njerëzve të mençur” ndaj më poshtë ju sugjeroj recetën e çajit kundër gripit (një çajnik për 4-5 persona me 1.5 litër ujë të valuar)

Çaj kundër gripit
-10 kokrra trëndafil i egër
-2 gjethe dafinë
-1 spec i kuq djegës
-2 rrënjë turmeriku
-1 degë rozmarinë



ks