Gjethja e dafinës, e njohur prej kohësh si një erëz aromatike në kuzhinë, po fiton gjithnjë e më shumë popullaritet edhe në mjekësinë natyrale. Çaji i përgatitur nga kjo bimë vlerësohet për vetitë e tij anti-inflamatore, antibakteriale dhe qetësuese, shkruan Centarzdravlja.
Lehtëson kollën dhe problemet me frymëmarrjen
Falë vajrave esencialë dhe vetive antiseptike, çaji i dafinës mund të ndihmojë në lehtësimin e simptomave të ftohjes, kollës dhe bronkitit. Ai qetëson fytin dhe ndihmon në pastrimin e rrugëve të frymëmarrjes.
Ndihmon tretjen dhe ul gazrat
Dafina stimulon sekretimin e lëngjeve gastrike, ul gazrat dhe ngërçet, si dhe përmirëson funksionin e zorrëve. Ajo është përdorur tradicionalisht për të lehtësuar dispepsinë dhe për të nxitur oreksin.
Për nyjet dhe muskujt
Falë efektit të saj anti-inflamator, çaji i dafinës mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjeve të muskujve dhe kyçeve, veçanërisht te personat që vuajnë nga artriti ose reumatizmi. Ai mund të pihet ose të shtohet në banjo relaksuese.
Mund të ndihmojë në rregullimin e sheqerit në gjak
Disa studime sugjerojnë se pirja e çajit të gjetheve të dafinës mund të ndihmojë në rregullimin e niveleve të glukozës në gjak tek personat me diabet të tipit 2, duke përmirësuar ndjeshmërinë ndaj insulinës.
Efekt diuretik i lehtë
Përveç efekteve të tjera, dafina ndihmon në nxjerrjen e lëngjeve të tepërta nga trupi, duke kontribuar në reduktimin e ënjtjes.
Si përgatitet çaji i dafinës
Përbërësit:
• 2–3 gjethe dafine (të thata ose të freskëta)
• 250 ml ujë
Përgatitja:
Vlojeni ujin, shtoni gjethet dhe lërini të ziejnë në zjarr të ngadaltë për 5–10 minuta. Më pas mbulojeni dhe lëreni të qëndrojë për 10 minuta të tjera. Kullojeni dhe pijeni të ngrohtë. Sipas dëshirës, mund të shtoni mjaltë, limon ose kanellë.
Sa gjatë mund të konsumohet
Rekomandohet 1–2 gota në ditë për 5–7 ditë, pas së cilës duhet bërë një pushim disa ditor. Përdorimi afatgjatë nuk këshillohet pa konsultim me mjekun.
Efekte anësore të mundshme
Konsumi i tepruar i çajit të dafinës mund të shkaktojë:
• të përziera dhe të vjella
• dhimbje koke
• përgjumje
• reaksione alergjike (skuqje, kruajtje)
Kujdes duhet të tregojnë:
• gratë shtatzëna dhe ato që ushqejnë me gji
• personat që marrin ilaçe për diabetin, tensionin ose mpiksjen e gjakut
• individët alergjikë ndaj bimëve të familjes së dafinës
Çaji i gjethes së dafinës është një pije natyrale me shumë përfitime të mundshme, që ndihmon në tretje, qetësim dhe lehtësimin e dhimbjeve. Por çelësi qëndron në moderim dhe kujdes. Para përdorimit të rregullt, këshillohet të konsultoheni me mjekun, sidomos në rast sëmundjesh kronike.
Përveç si çaj, gjethet e dafinës mund të përdoren rregullisht edhe në gatime tradicionale, si gjellë me bizele, mish derri apo pulë, duke i dhënë aromë dhe shije unike ushqimeve.
