Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar sencën ndaj të akuzuarit për krime lufte kundër popullsisë civile Grujica Veljoviq, me adresë të panjohur të vendbanimit.
Për këtë Gjykata i ka bërë thirrje të akuzuarit të dorëzohet para organeve ndjekëse.
Gjykata ka bërë të ditur se për shkak se i akuzuari ka qenë i paarritshëm për institucionet e Kosovës, gjykimi ndaj tij ka vazhduar në mungesë.
“Përmes kësaj komunikate i bëhet thirrje të akuzuarit Grujica Veljoviq, që të paraqitet dhe të dorëzohet para organeve të ndjekjes së Republikës së Kosovës. Gjithashtu, u bëhet thirrje të gjithë personave që posedojnë informacione relevante lidhur me vendndodhjen e të akuzuarit, që t’i komunikojnë këto informacione Policisë së Kosovës apo organeve tjera kompetente. Njoftohet i akuzuari dhe i gjithë opinioni publik se seancat e shqyrtimit gjyqësor do të mbahen në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Pallati i Drejtësisë, Hajvali, me datat 29.04.2026 dhe 30.04.2026, me fillim nga ora 09:30 në sallën D17 nga Kryetari i Trupit Gjykues, Kushtrim Shyti”, thuhet nga Gjykata Themelore./teve1.info/
