ShowBizzz

Capital T ndan dhimbjen pas humbjes së personit të dashur

Reperi i njohur Capital T ka ndarë me ndjekësit një moment shumë të dhimbshëm nga jeta e tij personale.

Përmes një postimi prekës në rrjetet sociale, ai ka bërë të ditur se ka humbur axhën e tij të vetëm dhe ka shprehur mirënjohjen e tij për të gjithë ata që morën pjesë në ceremoninë e varrimit dhe që i kanë dërguar mesazhe ngushëllimi në këto ditë të vështira, shkruan Indeksonline.

“Sot e varrosëm axhën tim të vetëm, ndjeva nevojë me ju falenderu nga zemra për pjesëmarrjen e madhe në varrim poashtu për ngushëllimet e shumta në këto kohë të vështira për mua dhe familjen,” shkruan ai në një foto të publikuar nga varreza.

Ai e përmbylli mesazhin me fjalët prekëse:

“Zoti ju ruajt e jua kthefsha n’gëzime.”



ks