ShowBizzz

Cardi B denoncohet në polici për rastin e sulmit me mikrofon në koncertin e saj?

Disa ditë pasi një video tregonte reperen Cardi B duke hedhur një mikrofon ndaj një vajze në audiencë, policia amerikane tha të hënën se kishte filluar një hetim mbi rastin.

Në pamjet që janë bërë hit në rrjetet sociale, ylli i “WAP” mund të shihet duke u hakmarrë pasi një pjesëmarrëse e koncertit i hodhi asaj një pije gjatë një shfaqjeje në Las Vegas.

Videot e publikuara në rrjetet sociale tregojnë këngëtaren e hitit “Money” duke u zmbrapsur pasi dikush afër skenës ia spërkati përmbajtjen e një filxhani, shkruan DailyMail.

Ajo bën një pauzë të shkurtër, përpara se ta gjuajë mikrofonin në të njëjtin drejtim, ndërsa personi që me sa duket e hodhi lëngun kërkon falje dhe stafi i sigurisë ndërhyn.

Megjithatë, disa video në internet duket se tregojnë mikrofonin duke goditur një anëtar tjetër të audiencës, i cili nuk kishte faj.

Departamenti i Policisë Metropolitane të Las Vegas tha të hënën se një grua i kishte kontaktuar ata për të raportuar një rast sulmi.

“Sipas viktimës, ajo ishte duke ndjekur një ngjarje më 29 korrik 2023, në një pronë që ndodhet në bllokun 3500 të bulevardit Las Vegas”, tha policia në një deklaratë për mediat amerikane.

“Gjatë një koncerti, ajo u godit nga një send që u hodh nga skena”.

Në deklaratën e policisë nuk përmendet me emër Cardi B, por data dhe vendndodhja përputhen me ngjarjen.

Në qershor një burrë i hodhi një telefon Bebe Rexhës në fytyrë gjatë një koncerti në New York, duke e çuar këngëtaren në spital