Nëse je duke lexuar me siguri do të marrësh vesh çfarë kuptimi ka ky term, ndaj po ta shpjegojmë.
Demiseksual është një person që ka tërheqje seksuale vetëm pasi ka një lidhje emocionale shumë të fortë me personin tjetër.
E thënë shkurt dhe qartë, në këtë kategori hyjnë të gjithë ata që nuk duan të kenë seks me persona që nuk u ofrojnë një lidhje emocionale. Pra, seksi i rastësishëm apo “për një natë” nuk është në listën e demisekualëve, sepse u duhet kohë të krijojnë një ndjesi dhe një lidhje emocionale me dikë.
Si term, ky i përket spektrit të aseksualitetit. Për këta persona seksi duhet të jetë shumë intim dhe emocional, po ashtu personi me të cilin ndajnë aktin duhet të jetë shumë i rëndësishëm për ta.
Sipas një studimi të realizuar nga “AVEN Community Census of Demisexuals and Asexuals”, 2/3 e atyre që identifikohen si demiseksualë thanë se nuk kanë interes në seks përgjithësisht.