Pasi u lirua nga Irani Cecilia Sala është kthyer në Itali. Gazetarja është pritur nga kryeministrja Giorgia Meloni, ministri i Jashtëm Antonio Tajani dhe kryebashkiaku i Romës Roberto Gualtieri.
Në pistën e aeroportit, ajo është përqafuar me partnerin e saj Daniele Raineri dhe me prindërit. Fjalët e para të saj për të atin kanë qenë: “Babi, të dua shumë, më në fund mori fund”.
Gazetarja u mbajt në paraburgim në Iran që nga data 19 dhjetor.
/tiranapost