Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka përgëzuar kinematografinë e Kosovës për një sukses të jashtëzakonshëm ndërkombëtar.
Përmes një postimi në facebook, Çeku ka bërë të ditur se filmi “Shame and Money”, me regji të Visar Morinës, ka fituar çmimin Grand Jury Prize në Sundance Film Festival, një nga festivalet më prestigjioze të filmit në botë.
Ai e ka cilësuar këtë si një arritje të madhe jo vetëm për kinematografinë e Kosovës, por edhe për gjithë skenën kulturore të vendit, duke theksuar se ky sukses dëshmon potencialin dhe cilësinë e krijuesve vendor në arenën ndërkombëtare.
Postim i plotë:
Lajm i jashtëzakonshëm për kinematografinë e Kosovës.
Filmi “Shame and Money”, i regjisorit Visar Morina, ka fituar çmimin Grand Jury Prize në Sundance Film Festival, një nga festivalet më të rëndësishme të filmit në botë.
Një arritje e madhe për kinematografinë dhe për gjithë skenën tonë kulturore.
Urime Visarit dhe gjithë ekipit, po ashtu Qendrës Kinematografike të Kosovës, që ka mbështetur realizimin e këtij filmi.
