Lajme

Çeku takon ambasadorin e Luksemburgut, në fokus bashkëpunimi në arsim dhe aftësim profesional

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku ka pritur sot në takim ambasadorin e Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz, me të cilin ka diskutuar për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve në fushën e arsimit.

Çeku ka thënë se Luksemburgu është partner i rëndësishëm i Kosovës në zhvillimin e arsimit dhe aftësimit profesional.

“Përmes projekteve të financuara nga Qeveria e Luksemburgut dhe të zbatuara nga agjencia LuxDev, bashkëpunimi përfshin mbështetjen e arsimit dual, lidhjen e shkollave profesionale me bizneset dhe zhvillimin e shkathtësive në përputhje me kërkesat e tregut të punës”, ka njoftuar Çeku.

Të Ngjashme