Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka zhvilluar ditën e sotme me një ekip përfaqësuesish nga selia qendrore e ODIHR në Varshavë. Fokusi kryesor i takimit ishte plotësimi i një prej rekomandimeve të OSBE/ODIHR në lidhje me auditimin e teknologjive që përdoren në procesin zgjedhor.
Celibashi bën me dije se në takim u vendosën piketat e një bashkëpunimi të ngushtë teknik me atë çka duhet të plotësojë KQZ në lidhje me një transparencë edhe më të madhe të disa aspekteve të teknologjive zgjedhore.
“Me qëllim plotësimin e një prej rekomandimeve të OSBE/ODIHR në lidhje me auditimin e teknologjive që përdoren në procesin zgjedhor, së bashku me NënKomisioneren Shtetërore të Zgjedhjeve Lealba Pelinku bashkëbiseduam me një ekip përfaqësuesish nga selia qendrore e ODIHR në Varshavë.
Vendosëm piketat e një bashkëpunimi të ngushtë teknik në lidhje me çka duhet të plotësojë KQZ në lidhje me një transparencë edhe më të madhe të disa aspekteve të teknologjive zgjedhore dhe do të mbetemi në kontakt të ngushtë edhe me ekspertët e ODIHR të cilët u njohën nga afër me sistemet e përdorura në zgjedhjet shqiptare,” shkruan Celibashi.