ShowBizzz

Ceremonina e diplomimit në Durrës, i riu propozon të dashurën për martesë (VIDEO)

Ekeni menduar ndonjëherë se momenti më i mirë për t’i propozuar partneres/it tuaj për martesë është në ceremoninë e diplomimit?

Një i ri në Durrës e ka bërë këtë dhe në fakt, ka marrë përgjigje pozitive. Gjithçka ka ndodhur në ceremoninë e diplomimit të studentëve të universitetit “Aleksandër Moisiu”.

Pak çaste para betimit një zemër me tullumbace të kuqe u shfaq para të gjithëve dhe Manuel i propozoi për martesë të sapo diplomuarës së tij të zemrës, Angelinës.

Ai u ftua t’i kërkonte dorën e saj rektores së universitetit të Durrësit Prof. Dr. Kseanela Sotirofskit dhe pas kësaj u ul në gjunjë, duek i bërë vazjës pyetjen. Më pas ajo tha “PO” dhe ata shkëmbyen një puthje, teksa salla brohoriste dhe duartrokiste për ta.