Lajme

Çështja e presidentit, Nagavci kërkon unitet nga deputetët

Shefja e Grupit Parlamentar e VV-së, Arbërie Nagavci u ka bërë thirrje për unitet deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Ajo tha se pret bashkëpunim nga secili deputet, transmeton Klankosova.tv.

“Rifillimi i punës së Kuvendit pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese është një moment që kërkon qartësi, seriozitet dhe përgjegjësi. Jemi rikthyer jo vetëm në formalitetin e rendit të ditës, por në thelbin e funksionit tonë si përfaqësues të qytetarëve. Kuvendi i Republikës është vendi ku merren vendimet, nuk ka asnjë adresë tjetër ku mund të zhvendoset kjo përgjegjësi. Në këtë fazë kemi nevojë për unitet dhe bashkëpunim”.

“Para nesh kemi një proces të rëndësishëm kushtetues, zgjedhjen e presidentit të Republikës, ku nga secila e secili prej nesh kërkohet pjekuri politike. Në emrin e çdo deputeti nënshkruhet serioziteti i këtij institucioni. Presidenti si figurë e unitetit të popullit thërret për proces që duhet të udhëhiqet nga bashkëpunimi. Përgjegjësia është e jona. Qytetarët presin nga ne që të marrim vendime”, tha Nagavci.

Të Ngjashme