Astrologe Meri Gjini u mirëpirt mëngjesin e sotëm në një emision televiziv, astrologia foli për bashkimin e hënës me jupiterin dhe si do ndikojë kjo te të gjitha shenjat.
Marsi është në hyrje të drejtëpërdrejtë me plutonin. Ata që nuk mundën të festonin Shën Valentinin kanë kohë deri në datën 18, ka gjithë kohën dhe mundësinë të tregojnën anën e mirë të dashurisë.
Kjo hyrje e Marsit nxit pasionin.
Faktori i të papriturës do vazhdojë ndjeshëm deri në 20-21. Është si thik me dy presa. Kemi një bashkim shumë të bukur të hënës me jupiterin te demat. Prandaj është vështirë të kuptohet nëse ju pret një 4 ditësh i vështirë apo i lehtë.
Nëse veproni me vrull dhe pasion, pa menduar dy herë mund të mos jenë ditë të mira
Dashi
Duhet të jenë të kujdesshëm në lëvizje. Bashkimi i hënës me jupiterin ndikon pikërisht në nxjerrjen e maksimumit të potencialit të tyre. Ka ardhur momenti për të menduar seriozisht degëzime të tjera të karrierës së tyre. Ky është momenti që gjejnë idetë gjeniale.
Demi
Situatat e ngarkuara gjatë javës do të qetësohen. Mund të surprizohen në çështje shpirtërore, në të gjitha drejtimet. Do kenë një 4 ditësh mjaft të mirë në këtë drejtim. Në fundjavë rikthehet tendenca për tu çorjentuar.
Binjakët
Në fundjavë do kenë hënën te vetja. Ndjesia e drejtësisë se situatave të shkuara do dominojë. Sot dhe nesër, nis të ndryshojë në reagimet emocionale. Do qartësohen shumë më tepër. Një fundjavë që mbyllet me shije të mirë
Gaforrja
Sot dhe nesër duket sikur dëgjogjnë diçka që i çorjenton dhe surprizon. Do mbetet në memorien e tyre. Në fundjavë duhet të qëndrojnë larg xhelozisë dhe rivalitetit negativ.
Luani
Sot dhe nesër kanë ngarkesa pune, që nuk i prisnin. Duhet të japin maksimumin e potencialit të tyre. Në xhelozira personale dhe emocionale do jetë ngjyrosja e fundit e javës. Duan të imponojnë prezencën e tyre. Duan të duken të parët në vendet që ndodhen. Kjo do i prish ekulibrin emocional. Beqarët kanë një tendencë për të rënë në dashuri.
Virgjëresha
Hëna me uranin te demat është një hyrje shumë pozitive për ta. Do ndihmojë në zgjidhjen në ambjentet miqësore. Edhe emocionet e bukura vijnë nga këto ambjente. Ndjesia e të qenit të rrethuar me dashuri do mbizotërojë.
Peshorja
Këtë 4 ditësh e presin lehtësira në punë. Por hyrja 4 këndore, marsi dhe plutoni duhet të jenë të kujdesshëm me komunikimin dhe dhënien e mendimit ditën e sotme. Jeta personale shënon një fillim shumë të mirë, si për ata që janë në një lidhje dhe për beqarët.
Akrepi
Duhet të jenë të kujdesshëm në lëvizjet konkrete. Mos u nxitoni me premtimet, sepse nuk mund t’i keni mundësinë. Fundjava i gjen t’i dedikojë kohën e tyre të tjerëve dhe kjo do i bëjë të ndihen të lodhur.
Shigjetari
Tendenca për firmosje dhe ujdira të rëndësishme që do kenë mundësi të jenë të suksesshme këtë 4 ditësh. Bashkimi i hënës me jupiterin sjell përmirësim të ndjeshëm në ambjentet e punës.
Bricjapi
Ekonomia është çështja kryesore e këtij 4 ditëshi të fundit të javës. duket sikur ka tendencën për të bërë blerje të gjerave që kanë rol kryesor në përditshmërinë e tyre. Fundjava i përket fëmijëve, por kujdes me komunikimin.
Ujori
Duhet të jeni shumë të kujdesshëm se kë do besoni. Hyrjet planetare do të jenë të ujorët që bën të zgjidhni shumë çështje. Ekonomi do jetë tematikë qëndrore. Por kujdes, duhet të keni maturi.
Peshqit
Të tjerët në përditshem e tyre do ndikojnë shumë në gjendjen e tyre emocionale. Mund të zhgënjeheni nga dikush i afërt. Fundjava është një mundësi shumë e mirë për të rregulluar dhe zgjidhur çështjet ekonomike, detyrimet.