LifeStyle

Çfarë duhet të bëni kur dikujt i ngelet ushqimi në fyt

Viktimat më të shpeshta janë ata që hanë shpejt dhe flasin gjatë vakteve

Ngufatja për shkak të ushqimit zë vendin e gjashtë për nga numri i vdekjeve në rastet aksidentale.

A po ha shpejt se po nxiton diku dhe befas nuk merr dot frymë e nuk flet, ndien sikur po humbet dheu nën këmbët e tua dhe je i zbehtë?

Ju jeni një viktimë e ngufatjes! Dhe kjo është një nga dhjetëra e mijëra që përfundojnë në klinikat e kujdesit intensiv në mbarë botën çdo vit.

Zënia e frymës ndodh kur pjesët e ushqimit ose objektet e tjera përfundojnë në rrugët e frymëmarrjes në vend të ezofagut.

Kjo ndodh më shpesh te të moshuarit me funksion të dëmtuar të gëlltitjes, që është kryesisht pasojë e gjendjes pas një goditjeje në tru.

Përveç tyre, në spital përfundojnë edhe persona të shëndetshëm. Ata e kanë zakon të hanë shpejt, të gëlltisin sasi të mëdha të ushqimit pa e përtypur mirë dhe njerëzit shpesh ngufaten për shkak se flasin dhe qeshin gjatë ngrënies, transmeton Telegrafi.

Ndihmoni sa më shpejt

Të gjithë përjetojnë zënie fryme herë pas here gjatë ngrënies. Nëse një person ndodhet në një restorant dhe papritmas pushon së foluri, fillon të kollitet dhe shtrëngon fytin e tij, këto janë shenja të qarta të ngufatjes dhe është shumë e rëndësishme që t’i jepni ndihmë sa më shpejt të jetë e mundur. Sepse kur rrugët e frymëmarrjes mbyllen plotësisht, atëherë personi mund të shpëtohet vetëm nëse ndihma jepet menjëherë!

Për shkak të mungesës së oksigjenit në tru, viktima e ngufatjes humbet vetëdijen në gjysmë minutë dhe vdekja ndodh në katër deri në shtatë minuta.

Ajo që më shpesh na bën të mbytemi

Përvoja ka treguar se njerëzit mund të ngulfaten me karamele, arra, bukë ose gjethe lakre sarma. Ndodhte që mjekët të nxirrnin nga fyti i pacientëve copa gjethe lakër turshi ose që njerëzit të ngulfaten fjalë për fjalë në një copë simite të thatë.

Gjithashtu, një nga arsyet pse ngufatja renditet në vendin famëkeq të gjashtë për sa i përket numrit të vdekjeve në aksidente është se nuk i kushtohet vëmendje e mjaftueshme këtij problemi, sipas ekspertëve. Pra, edhe pse kokoshkat, hot-dogët, bizelet, rrushi, proshuta dhe peshku duken si një vakt apo meze e lehtë e përsosur, ato janë vrasës të rrezikshëm që vrasin mijëra fëmijë dhe të moshuar çdo vit. Sepse statistikat thonë se ato janë përgjegjës çdo vit për më shumë vdekje sesa aksidente aeroplanësh. Prandaj duhet të hani ngadalë dhe në qetësi, gjithmonë përtypni mirë ushqimin dhe mos flisni gjatë ngrënies.

Manovra e Heimlich

Në shumicën e rasteve, kur një person mbytet, reflekset natyrale, dëshira për të kollitur dhe një përkëdhelje e thjeshtë në shpinë do ta zgjidhin problemin. Megjithatë, nëse ushqimi ka mbyllur rrugët e frymëmarrjes, e vetmja mënyrë për ta ndihmuar personin është të aplikojë të ashtuquajturën manovrën Heimlich.

Duhet të qëndroni prapa personit që po mbytet, t’i kapni me të dyja duart nën harqet e brinjëve në zonën e stomakut, të vendosni pëllëmbën mbi pëllëmbë dhe më pas ta shtyni objektin nga rrugët e frymëmarrjes me lëvizje të papritura drejt jush.

Kthejeni fëmijën me kokë poshtë

Nëse, fëmija fillon të ngufatet, përpiquni ta ndihmoni duke e goditur butësisht në shpinë. Mirëpo, nëse e shihni që kjo nuk ka efekt dhe se ai nuk merr dot frymë, kapeni nga këmbët dhe kthejeni përmbys. Në këtë pozicion, vazhdoni ta goditni lehtë në shpinë derisa ai ta nxjerrë objektin nga goja.

Nëse fëmija është shumë i madh, përdorni manovrën Heimlich ose paloseni mbi karrige dhe vazhdoni të trokisni në zonën midis dy teheve të shpatullave derisa mjeti të fluturojë nga fyti.