LifeStyle

Çfarë duhet të bëni për të luftuar stresin? Ja disa këshilla

Me ritmet e shpejta të jetës në ditët e sotme, stresi është kthyer në një shqetësim serioz. Ne duhet të kujdesemi për gjithçka, nën presion të madh. Vështirësitë financiare, kriza, dhe ndoshta problemet në punë, së bashku me përgjegjësitë familjare, po krijojnë gjithnjë e më shumë stres. Stresi është bërë diçka si natyra jonë e dytë, dhe shpesh pyesim veten nëse mund të bëjmë diçka për ta reduktuar atë. Por ka disa gjëra që mund të bëjmë për të hequr qafe stresin dhe për të jetuar një ditë më të qetë, pa dhimbje koke, pagjumësi dhe shqetësime.

Meditimi nuk mund të japë rezultate brenda një jave apo muaji, por me kalimin e kohës, do t’ju ndihmojë të përballoni vështirësitë dhe ankthin e jetës së përditshme.

Duke marrë frymë thellë, oksigjeni hyn më shumë në gjak dhe ndihmon në relaksimin e mendjes dhe trupit.

·         Lëreni gjithçka dhe gjeni aktivitete që ju bëjnë të ndiheni mirë. Një shëtitje me miqtë?

·         Ndiqni një dietë të shëndetshme.

·         Shkruani mendimet tuaja për të qartësuar ndjenjat.

·         Çaji jeshil përmban antioksidantë që ndihmojnë në uljen e niveleve të stresit.

·         Flini më shumë orë për t’u rikuperuar.

·         Bisedoni me dikë për të ndarë shqetësimet.

·         Angazhohuni në aktivitete fizike si noti, vrapimi, ecja ose çiklizmi.

·         Dëgjoni muzikë për të relaksuar mendjen.