Hëna e Gjuetarit është emri tradicional që i jepet hënës së plotë që vjen menjëherë pas Hënës së Korrjes (Harvest Moon) zakonisht në tetor. Ky emërtim vjen nga kulturat tradicionale të Europës dhe Amerikës së Veriut, kur njerëzit varen shumë nga natyra dhe cikli i saj për ushqim.
Pse quhet “Hëna e Gjuetarit”?
Pas përfundimit të sezonit të korrjeve, gjuetarët përgatiteshin për dimër duke ndjekur kafshët që ishin më të dukshme në fusha të hapura. Drita e fortë e hënës së plotë ndihmonte gjatë natës për të gjuajtur, prandaj kjo hënë mori këtë emër.
Kur ndodh?
Hëna e Gjuetarit zakonisht ndodh në tetor, por data ndryshon çdo vit.
Çfarë e bën të veçantë?
– Ngjyra:Hëna e Gjuetarit shpesh ka një ngjyrë portokalli ose të kuqërremtë kur ngrihet në horizont, për shkak të pozitës së ulët dhe atmosferës.
– Drita: Duket më e ndritshme dhe më e madhe, sidomos kur është afër horizontit.
– Kohëzgjatja: Lindjet e hënës ndodhin më afër njëra-tjetrës në netët përreth, duke bërë që të duket më shpesh gjatë mbrëmjeve.