LifeStyle

Çfarë është “Touch starvation” dhe si ndikon te ti?

Njerëzit janë të “programuar” për të prekur. Nga lindja deri në ditën kur vdesim, nevoja jonë për kontaktin fizik mbetet e njëjtë. Të jesh i ‘uritur’ për kontakt fizik (touch starvation), ndodh kur një person përjeton pak ose aspak prekje nga njerëzit e tjerë.

Ky fenomen është më i zakonshëm në vendet që po bëhen gjithnjë e më shumë të prirura të shmangin kontaktin fizik. Për shembull, një studim i vitit 2015 mati se në çfarë mase njerëzit pranonin kontaktin fizik në pesë vende. Finlanda dhe Franca u renditën në krye, ndërsa Mbretëria e Bashkuar ishte në fund.

Pse kulturat ndryshojnë në pranimin e prekjes, nuk është e sigurt. Mund të jetë për shkak të rritjes së përdorimit të teknologjisë, frikës se prekja mund të shihet si e papërshtatshme, ose faktorëve kulturorë.

Por hulumtimet treguan se mungesa e kontaktit të rregullt njerëzor mund të ketë disa ndikime serioze dhe afatgjata.

Si ta kuptoni nëse jeni “touch starved”?

Nuk ka një mënyrë të saktë për ta ditur. Por, në thelb, mund të ndiheni jashtëzakonisht të vetmuar prej mungesës së emocioneve të ngrohta.

Këto shenja mund të kombinohen me:

– Ndjenja depresioni;

– Ankth;

– Stres;

– Kënaqësi minimale në marrëdhënie;

– Vështirësi për të fjetur;

– Tendenca për të shmangur lidhjet e sigurta.

Mund të bëni gjithashtu në mënyrë të pavetëdijshme disa gjëra për të shtuar prekjen, siç janë bërja e banjave të gjata dhe të ngrohta, mbështjellja me batanije dhe madje mbajtja e një kafshe shtëpiake në duar.

Çfarë ndodh nëse nuk e pëlqeni kontaktin fizik: a mund të jeni sërish “touch starved”?

Disa njerëz e lidhin ngushtë prekjen me besimin. Nëse nuk i besojnë një personi, është e pamundur që të dëshirojnë që ai person t’i prekë. Por kjo nuk do të thotë se nuk dëshirojnë përfitimet e një përqafimi.

Për shembull, mospëlqimi i prekjes ndonjëherë vjen prej njerëzve pjesë të spektrit neurodivergjent dhe prej atyre që janë aseksualë.

Si të “shëroheni” prej ‘touch starvation’?

-Kontakt fizik me ata që doni. Në vend që të shtriheni në divan, përpiquni të përqafoheni me të dashurit tuaj;

-Përshëndetni anëtarët e familjes me një përqafim;

-Në një marrëdhënie romantike, mbahuni për dore me partnerin ose përqafohuni shpesh. Në ato platonike, mjafton një prekje në krah ose një fërkim në shpinë.

Për njerëzit tuaj të dashur:

-Jepuni atyre shumë prekje pozitive. Kjo mund të variojë nga prekje të buta deri te përqafime të plota disa herë në ditë;

-Shmangni shoqërimin e prekjes me një emocion negativ.

-Lejoni fëmijët të jenë afër jush sa më shpesh të jetë e mundur. Lejimi i fëmijës të ulet në prehërin tuaj ose masazhi i butë ndaj foshnjës suaj janë të rëndësishme për lidhjen dhe zhvillimin emocional të fëmijës.