Teksa javët kalojnë, dinamikat në shtëpinë e “Big Brother Vip” vetëm shtohen. Tashmë janë mbushur plot 87 ditë, dhe loja është ndezur më shumë se kurrë me debate të forta mes banorëve.
Rikthimi i Eglës dhe Meritonit ka vënë në lëvizje të gjithë shtëpinë!
Çfarë fshihet pas deklaratës së Liamit për Heidin?
Kush do të zgjidhet Lideri i Ri i Shtëpisë?
Me shumë të papritura dhe emocione të forta, ndiqni spektaklin e sotëm në transmetimet e Top Channel, në dy kanalet e dedikuara të DigitAlb, “Big Brother VIP 1” dhe “Big Brother VIP 2” si dhe në kanalin e YouTube.
“Big Brother Vip”, të martën nën drejtimin e Ledion Liços, vetëm në Top Channel!