ShowBizzz

Çfarë i ndodhi Labinotit pasi zbuloi skandalet e Big-ut

Vetëm pak pasi ndezi rrjetin me publikimin e një prej skandaleve më të mëdha të këtij sezoni në “Big Brother VIP Kosova”, një kthesë e papritur dhe e heshtur ka ndodhur në profilet sociale të Labinotit.

Kujtojmë se ai ishte në qendër të vëmendjes pasi ekspozoi pamjet ku ish-banorja (asokohe banore) Bia Khalifa shfaqej me telefon celular në dorë brenda Dhomës së Rrëfimit. Por, ai nuk u mjaftua me aq.

Bashkë me atë video, Labinoti lëshoi një paralajmërim të fortë, duke lënë të kuptohet se kjo ishte vetëm maja e ajsbergut dhe se ai dispononte prova të tjera e skandale të reja gati për t’u publikuar.

Teksa ndjekësit po prisnin zbulimet e radhës, situata ka marrë një kthesë 180 gradë. Sot, çdo postim, video apo akuzë lidhur me skandalet e BBVK është fshirë dhe zhdukur papritur nga llogaria e tij.

Kjo lëvizje e befasishme ka ngritur menjëherë aludime në rrjet. Çfarë e detyroi Labinotin të mbyllte gojën dhe të fshinte provat? A u përball ai me presione të forta ligjore apo paralajmërime nga produksioni për shkelje kontrate? Apo mos ndoshta ka pasur një “marrëveshje” në prapaskenë për të qetësuar ujërat?

Një gjë është e sigurt: kjo tërheqje e tij pa asnjë shpjegim vetëm sa i ka shtuar edhe më shumë dyshimet e publikut mbi atë që ndodh vërtet përtej asaj që transmetohet në ekran.

Të Ngjashme