Xhensila Myrtezaj duket se ka hasur probleme shëndetësore, pasi është parë në ambientet e spitalit.
Këngëtarja ndau momentin teksa po merrte serum në dorë. Virozat e stinës apo tejlodhje nga aktivitetet e shumta që ajo kryen? Sidoqoftë, ajo që vlen të theksohet është se në dukje nuk bëhet fjalë për diçka serioze.
Kujtojmë se disa orë më parë, ditën e sotme, Xhensila dhe ish partneri i saj Bes Kallaku u panë pranë Gjykatës së Juridiksionit te Përgjithshëm Tiranë për çështjen e cila sipas burimeve ka të bëjë me përpjestimin e pasurisë.
lokimagazine