Bota

Çfarë ka brenda godinës në Firence ku do të jetojnë personat mbi 65 vjeç

Është përuruar një godinë në Firence e projektuar për personat mbi 65 vjeç. Godina përfshin një klinikë, ambiente të përbashkëta, shërbimi, bërjen e pazarit nga dikush dhe dërgimin e produkteve tek dera e shtëpisë.

Në këtë godinë ka gjithashtu shërbim urgjencës në gatishmëri, pastrim të hapësirave të përbashkëta dhe mundësi për aktivitete argëtuese.

Fshati u përurua në via Baracca 48 Novoli-Senior Housing, një projekt inovativ nga Vivismart, i promovuar nga Konsorciumi Co&So në pronën e madhe në pronësi të një individi të cilit i është konfiskuar.

Ky godinësynon t’u përgjigjet nevojave të plakjes së popullsisë.

Godina ka në total 37 apartamente. Disa kanë dy dhoma dhe disa tre. Ka ndriçim natytal, kuzhinë gatimi dhe wifi sigurisht.

Po sa kushton?

Qiratë variojnë nga 1,265 në 1,470 euro, në varësi të llojit të apartmentit nga 50 deri në 70 metra katrorë. Oferta përfshin qiranë, duke përfshirë tarifat e bashkëpronësisë dhe shërbimet e shumta bazë në frontin social dhe shëndetësor.



/tiranapost