FermaVIPShowBizzz

Çfarë komenti kanë Elsa dhe Albano pas eliminimit të Valerit?

Valer Kolnikaj është fermeri i eliminuar mbrëmjen e sotme nga Ferma VIP. Pas largimit të tij nga Ferma, Albano tha se në këtë pikë të spektaklit ku jemi Valeri do t’i mungojë shumë Fermës.

Ndërkohë edhe Elsa Lila ka qenë i të njëjtin mendim, pasi ajo dhe Valeri ishin miq të mirë brenda Fermës.

Pjesë nga diskutimi:

TS Poll - Loading poll ...

Fjoralba: A do t’i mungojë Valeri Fermës?

Albano: Siç e patë edhe te klipi që të gjithë kishën dhënë emra, unë nuk kisha dhënë asnjë emër. Siç e thashë edhe në klip, kushdo që eiminohet do ta therë në kockë, pasi ne ishim të parët që morëm pjesë në këtë spektakël të jashtëzakonshëm. Në këtë rast që Valeri ishte shumë i përgatitur për sfida fizike, ka dhe sfida që të këput Buçko. Valerit do i mungojë spektakli siç do i mungojë gjithsecili nga ne.

Fjoralba: Mendon se mes jush ka më të rëndësishëm?

Albano: Jo, unë jam më i miri. Dua të bëhem kryefermer këtë javë.

Fjoralba: Edhe një koment nga Elsa?

Elsa: Flet shumë fytyra ime. Do më mungojë shumë, një mik i mirë. Jo vetëm mik i mirë i bisedave, por edhe i fermës. Më ka ndihmuar shumë, jemi argëtuar shumë, kështu që e them me shumë zemër që mua do më mungojë shumë.