ShowBizzz

Çfarë?! Mozzik dhe Loredana janë ribashkuar dhe do bëhen prindër sërish? (Foto)

Mozzik ka dhënë një lajm të papritur mbrëmjen e djeshme.

Nëpërmjet disa postimeve të ndryshme në Instagram, ai tregoi se këtë verë “ka mundësi” të martohet.

Jo vetëm kaq por reperi shtoi se mund edhe të bëhet baba.

E si mos të mjaftonin këto dy postime për të na bërë konfuz, Mozzik tregoi se gruaja e tij e ardhshme ka mbi 2 milionë ndjekës në Instagram, dhe direkt na shkoi mendja te ish-partnerja e tij Loredana.

“Ka mundësi që martohem këtë verë. Ka mundësi që këtë vit bëhem prapë babë. Gruaja ime e re e ka mbi 2 milionë followers. E dyta e vërteta. Faleminderit zot për gjithçka”, shkroi reperi në InstaStory.

Reperi habiti jo pak dy ditë më parë, teksa po në Instagram, ai postoi projektin muzikor të Loredanës shoqëruar me shkrimin: “Mami Hanës”.

Kujtojmë se Mozzik dhe Loredana u ribashkuan kohë më parë, vetëm për ti dhënë fund lidhjes sërish.

Reperi nuk kishte postuar kurrë për Loredanën, prandaj postimi i tij pak ditë më parë çuditi jo pak ndjekësit.