
Blero Muharremi ka bërë një paralajmërim të papritur mbrëmjen e djeshme gjatë prime-t të “Big Brother VIP Kosova”.
E gjitha erdhi pasi akuzat e Linditës ndaj tij u rikthyen sërish në vëmendje.
Lindita pretendoi se para 12 vitesh, këngëtari ka tentuar të hyjë në një hotel me të, pas disa xhirimeve që kishin.
Kjo u mohua nga ana e këngëtarit, i cili e theksoi se Lindita po gënjen dhe se kjo nuk është aspak e vërtetë.
Mbrëmë Blero tha se është ndjerë i zhgënjyer nga kjo deklaratë, duke e mohuar sërish. Sipas tij nuk ka asgjë të vërtetë në këtë mes dhe se e gjitha kjo është një shpifje.
Mes debatit të nxehtë të tyre, Muharremi “kërcënoi” se këtë të premte, ose ai ose Linda do largohen nga shtëpia.
Një ndërhyrje u bë edhe nga Ylli Dervishi, të cilit Blero i reagoi në mënyrë të ashpër duke mos i kthyer përgjigje.
Në lidhje me këtë temë, shumë nga konkurrentët brenda e përkrahën këngëtarin.
Sidoqoftë, akoma nuk u bë një kërkim-falje nga Lindita në lidhje me këtë.
lokimagazine