ShowBizzz

Çfarë ndodhi brenda shtëpisë së BBVip 5? Kristi lag me ujë Rogertin

Një debat i tensionuar është regjistruar ditën e sotme në shtëpi, ku protagonistë janë bërë Rogerti dhe Kristi. Situata u përshkallëzua gjatë një momenti diskutimi për organizimin e buxhetit javor, duke sjellë përplasje mes banorëve. Gjithçka nisi teksa Kristi dhe Brikena po përpiqeshin të përgatisnin listën e shpenzimeve të javës. Në këtë moment, Juela iu afrua dyshes duke kërkuar makinën llogaritëse për të bërë disa llogari personale.

Megjithatë, Brikena refuzoi t’ia jepte, çka shkaktoi reagimin e menjëhershëm të Juelës. Ajo këmbënguli disa herë, duke shprehur pakënaqësinë e saj dhe duke theksuar se kishte të drejtë të përdorte mjetin për nevojat e veta. Tensioni mes banorëve vijoi për disa minuta, ndërsa situata u bë edhe më e ndezur kur ndërhyri Rogerti, e kthyer diskutimin në një përplasje verbale. Debati tërhoqi vëmendjen e banorëve të tjerë, të cilët u përpoqën të qetësonin situatën.

Pjesë nga debati:

Rogerti: Ti nuk mundesh me përdor dhunë

Kristi: Nuk është dhunë ajo

Rogerti: Ky njeri është pro dhunës

Kristi: Ajo është tendencë për të të fikur se merr zjarr nga poshtë ti

Rogerti: Të dalë sa më shpejt

Kristi: Ajo nuk është dhunë

Rogerti: Të kam thënë unë, kam me të ardhë hakut unë

Kristi: Ajo është fikje për të të kthyer me këmbë në tokë se po merr flakë

Rogerti: Kjo është vetja jote, ke treguar se ça mund të bësh

Kristi: As nuk të kam prekur me dorë fare

Rogerti: As mos e vrit mendjen, ti mendon që është diçka që nuk prekesh, ti do prekesh në publik

Kristi: Le të prekem, ti gangsterin me mua nuk e bën dot.

Të Ngjashme