Pas disa javësh qëndrim në “Ferma VIP”, Buçko ka pasur sot një moment dobësie.
Ai është veçuar nga pjesa tjetër e fermerëve dhe ka shkuar në anën tjetër të “Ferma VIP”, duke qëndruar i vetëm për disa momente.
Pranë tij, ka shkuar Ditea, e cila e shqetësuar e ka pyetur se çfarë shqetësimi ka dhe nëse mund ta ndante me të.
Buçko i ka thënë se shqetësimi i tij i vetëm është familja, pasi e ka marrë malli për njerëzit e shtëpisë./vizionplus.tv