ShowBizzz

Çfarë ndodhi? Fatma reagon ashpër ndaj Shqipe Hysenajt: “Ja si duket injoranca!”

Teksa bisedonte me disa nga banorët e tjerë të “Big Brother VIP Kosova”, Shqipe Hysenaj po fliste për barazinë gjinore në këndvështrimin e saj.

Ajo u shpreh se nuk dëshiron që të ketë barazi gjinore me burrin e saj të ardhshëm, pasi në këtë mënyrë nuk do ta shohë dot si një “burrë”.

Shqipja shtoi se burri duhet të jetë gjithnjë një kat më lartë që të quhet i tillë.

Mirëpo, duket se gazetarja Fatma Haxhialiu nuk është aspak dakort me këtë deklaratë të Shqipes.

Në videon e faqes zyrtare të BBVK në Instagram, Fatma ka komentuar në videon e konkurrentes, tek ka shkruar:

Ja si duket injoranca e permbledhur ne nje video te dashur femije!
Lexo cfare do te thotr barazi gjinore Barazi gjinore:
Barazia gjinore nënkupton barazinë e burrave, grave dhe personave me identitete të ndryshme gjinore në jetën shoqërore dhe politike.

Pavarësi e barabartë ekonomike për gratë dhe burrat; paga të barabarta për punë me vlerë të barabartë; barazi në vendimmarrje; respektimi i dinjitetit, integritetit dhe dhënia fund dhunës gjinore” 

View this post on Instagram

A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova)



lokimagazine