ShowBizzz

Çfarë ndodhi? Fifi “thumbon” dy reperët, Noizy dhe Stresin

Së fundmi në rrjet qarkulloi lajmi se dy reperët e njohur, Noizy dhe Stresi i dhanë fund miqësisë, sërish.

Dyshimet u shtuan pasi si Noizy ashtu dhe Stresi nuk e ndiqnin njëri-tjetrin në Instagram, veprim që do të thotë shumë në ditët e sotme.

Jo vetëm kaq por teksa ishte në një video live, pasi u pyet për Noizyn, Stresi u shpreh se “nuk do t’ia shohë më sytë”.

TS Poll - Loading poll ...

Kaq mjaftoi që dyshja të tërhiqte mjaft vëmëndje.

Megjithatë, e gjitha rezultoi të ishte një lojë e reperëve pasi mbrëmjen e djeshme ata publikuan projektin e tyre muzikor, të titulluar “Medalioni”.

Mirëpo si duket këto veprime nuk i kanë pëlqyer aspak këngëtares Filloreta Raçi, e njohur ndryshe si Fifi.

Duke lënë të kuptohet se njerëzit së fundmi çfarë nuk janë të aftë të bëjnë për pak vëmëndje, në një postim në InstaStory ajo shkruan:

“Njerëzit për pak followersa dhe famë ç’ka nuk bokan…”.

Vetëm 18 orë nga publikimi, kënga e Stresit me Noizyn ka grumbulluar mbi 1.3 milion shikime.