ShowBizzz

Çfarë ndodhi? Prishet miqësia mes Efit dhe Mikelës?!

Efi Dhedhes dhe Mikela Pupa ishin dy mikeshat të cilat vendosën të luanin si një banor i vetëm në garën e “Big Brother VIP”, pas miqësisë që krijuan në “Për’puthen”.

Loja dhe dinamikat që Efi solli në shtëpi bëri që rrugëtimi i saj të ishte më i gjatë se ai i Mikelës, ndaj dhe ato kaluan shumë kohë të ndara nga njëra tjetra.

E mesa duket pas përfundimit të BBV, ku Efi u shpall një nga finalistet, gjërat mes dy mikeshave kanë ndryshuar.

Ato nuk janë parë fare në shoqërinë e njëra tjetrës që pas daljes nga programi, madje në postimet dhe intervistat e bëra së fundmi ngrihen dyshime se i kanë dhënë fund shoqërisë.

Në një dalje të fundit Efi është shprehur se kanë ndryshuar shumë gjëra pas përfundimit të programit, tashmë ajo nuk beson shumë njerëz dhe i pëlqen qetësia e të ndenjurit vetëm.

“Më kanë thënë se do vi një moment në jetën tënde që njerëzit që ke pranë do pakësohen edhe do ngelin shumë pak. Ka ardhur ai moment”- u shpreh Efi ndër të tjera.

Ndërsa nga ana tjetër Mikela ka bërë disa postime që kanë përforcuar dyshimet.

Gjatë një pyetësori me ndjekësit dikush i ka shkruar: “Më ke pëlqyer në BB sepse edhe pse kishe debate, kur të tjerët kishin nevojë ishe aty”, ndërsa Mikela i është përgjigjur:

Ehh por ja që në ditët e sotme jo të gjithë dinë t’a vlerësojnë këtë“.

Më pas, ish banorja ka ndarë një tjetër postim me një kuotë ku shkruhej: “Rreth i ngushtë, jetë private, mendje e qetë”.

Dy vajzat vazhdojnë ende mos të shihen në shoqërinë e njëra tjetrës ndërsa mbetet për t’u parë nëse do të ketë një sqarim nga ana e tyre.