ShowBizzz

Çfarë ndodhi? Sunny Hill Festival shtyhet për vitin tjetër

Pas vitit të kaluar kur u organizuan dy koncerte tre ditore, një në Tiranë dhe një në Prishtinë, Festivali “Sunny Hill” këtë vit po e bën pushim.

Organizatorët kanë njoftuar se po kërkojnë për hapësirën e re. Kjo ka bërë që të merret vendimi për të shtyrë edicionin e këtij viti ndërsa datat e mbajtjes së festivalit janë zhvendosen në gusht të vitit 2024.

Kjo është bërë e ditur nga menaxhimet i festivalit të cilët kanë thënë se do t’i jepet kohë krijimit të hapësirës së re. Njoftimi zyrtar është publikuar edhe nga Dua Lipa në Instagramin e saj.

TS Poll - Loading poll ...

“Ne besojmë se nxitimi i procesit të punës do të zvogëlonte cilësinë dhe esencën e asaj që Sunny Hill Festival përfaqëson. Duke qenë edhe vet fansa të muzikës dhe festivaleve, ne besojmë shumë në ofrimin e përvojës unike dhe të jashtëzakonshme që ne si festival duhet ta ofrojmë. Prandaj, kemi marrë vendimin e vështirë për ta shtyrë edicionin e sivjetmë të Sunny Hill Festival, që t’i japim kohë krijimit të hapësirës së re. Ruani datat për një edicion masiv të Sunny Hill Festival në fundjavën e parë të gushtit 2024”, është theksuar në deklaratë.