Debate të forta po ndodhin këtë të shtunë në Big Brother Vip. Inatet, sherret e grumbulluara gjatë ditëve të javës kanë “plasur” këtë mbrëmje.
Mënyra si Meritoni dhe Juli ishin duke i folur njëri-tjetrit ka sjellë dhe revoltimin e moderatorit të emisionit, Ledion Liço.
Ky i fundit me tone të larta zëri ju drejtua duke i thënë që të kenë respekt për publikun që i ndjek, në të kundërt të largohen nga shtëpia dhe të lënë përgjysëm garën që kanë nisur për çmimin e madh.
“Meriton, Juli. Një moment, një moment! Domethënë që të respektojmë publikun. E kuptoj që respekti ndaj meje nuk ekziston, unë nuk janm njeri që dua tju imponoj respekt se nuk jam edukator çerdhe dhe kopshti. Bëni si të doni, por ndaj atij publiku që rri pa gjumë dhe ju voton që t’ju mbajë brenda asaj shtëpie ju lutem kini repsket. Kjo është hera e par dhe e fundit që po ja u them. Nëse nuk keni respekt është një derë aty, dilni! “, tha Ledioni.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo
NewsBomb