Biznesmeni Rrok Gjoka u paraqit këtë të mërkurë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ku qëndroi për rreth tre orë. Pas daljes nga godina e SPAK, Gjoka nuk dha asnjë deklaratë për mediat dhe deri në këtë moment nuk ka një informacion zyrtar mbi arsyen e thirrjes së tij.
Emri i Rrok Gjokës është i lidhur me një nga procedurat më të debatuara të prokurimit publik në Shqipëri, atë të ndërtimit të tunelit të Llogarasë, për të cilën është marrë e pandehur Belinda Balluku.
NEWS Goditja e SPAK ndaj grupit të dyshuar për trafik kokaine nxjerr në skenë emrin e Samir Manes, dyshime për negociata miliona euro për një projekt në PalasëKompania e tij Gjoka shpk u shpall fillimisht fituese e tenderit, por procedura u anulua. Në bisedat e zbuluara mes Belinda Ballukut dhe ish-kreut të ARRSH, Ervis Berberit, ajo i thotë këtij të fundit se kishte një ndjesi jo të mirë për tenderin në fjalë.
Më pas, kontrata iu dha një konsorciumi turk me një ofertë rreth 50 milionë euro më të lartë se ajo e paraqitur nga kompania shqiptare. Megjithatë, pavarësisht humbjes së kontratës, punimet në terren u kryen në masë të madhe nga kompania e Gjokës në cilësinë e nënkontraktorit.
NEWS Gjyqi ndaj Metës, ish-presidenti kërkon 134 dëshmitarë në GJKKOTenderi i tunelit të Llogarasë është bërë objekt hetimi nga SPAK, ndërsa në dosjen e prokurorisë janë ngritur akuza se procedura e prokurimit është manipuluar për t’i krijuar avantazhe konsorciumit turk fitues.
Mbetet ende e paqartë nëse paraqitja e Rrok Gjokës në SPAK lidhet me këtë hetim apo me një çështje tjetër, pasi Prokuroria e Posaçme nuk ka bërë ende asnjë reagim zyrtar.
