Lajme

Çfarë po ndodh me VV-në në Drenas?

Ish-kryetari i degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Drenas, Naim Qorri, ka folur për një varg largimesh nga kjo degë e partisë.

“Pas dorëheqjes sime kanë dhënë dorëheqje edhe dy asamblistë dhe një tjetër aktivist”, ka thënë Qorri.

“Edhe sot përmes Facebook-ut e mora vesh që edhe një anëtare ka dhënë dorëheqje – Flota Bujupi”.

“Dorëheqjet vijnë nga pakënaqësia e aktivistëve, nga padrejtësia e instalimit të një kryetareje nga qendra e VV-së, si Egzona Tërdevci”.